fbpx

Video/ Rama shënjestron Bashën: Gjuha e baltës hidhet për të helmuar të vërtetat

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video mbrëmjen e sotme, ku i drejtohet qytetarëve si dhe shënjestron kryeopozitarin, Lulzim Bashën.

“Refuzimi për tu ulur në tryezë në një situatë të tillë tregon mungesë përgjegjësie. Meraku im është se ka nisur shenjat e para të një lufte të eger balte. Gjuha e baltës hidhet për të helmuar me gënjeshtra akuza me gjysmë të verteta”, u shpreh ai.

Më tej Kryeministri  bëri edhe disa premtime me afate kohore për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga termeti.

“Brenda vitit 2020 do kenë shtëpitë e reja banorët e fshatit. Them se në prag të vitit të ri që vjen do të gëzojnë shtëpitë e reja, më të bukur dhe me kushte më të mira. Ndërsa deri në qershor 2021 do të bëjmë shtëpinë në qytete për ata që nuk mund të kthehen në pallate nga dëmet e mëdha”.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱

Geplaatst door Edi Rama op Zaterdag 14 december 2019