VIDEO/ Reiner prezantohet tek Real Madrid, braziliani shpërthen në lot

Pas Vincius, një tjetër talent brazilian zbarkon në Madrid. Reiner është prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e Realit por 18-vjeçari nuk ka arritur të përballoj emocionet e mëdha teksa ka shpërthyer në lot në momentin kur ishte përkrah presidentit Florentino Perez.

Reiner është bllokuar në dy momente gjatë fjalës së tij teksa fliste për sakrificat që ai dhe familja e tij kanë kaluar për të ardhur në këtë ditë.

Nuk ka arritur të mbaj lotët as në momentin kur u shfaq një video e cila tregonte momentet e tij më të mira me Flamengon dhe me të rinjtë e Brazilit: “Ka qenë shumë e vështirë të lë gjithçka vetëm për futbollin.

Tani që jam këtu mund të them se ia ka vlejtur”, u shpreh mesfushori. Reiner i ka kushtuar arkave të klubit mbi 30 milion euro, ndërsa shihet nga drejtuesit si e ardhmja e Realit.

Reiner ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026. Për momentin, mesfushori do të aktivizohet me ekipin B por ky fakt nuk e bezdis aspak brazilianin: “Jam i gatshëm të bëj gjithçka që klubi kërkon nga un, do të jap gjithnjë maksimumin”.