Video/ “Rezarta na la”. Olsi Hajdari mes lotësh, ç’i kujtohet atij nga momentet e fundit të Rezartës

2-9-770x433.jpg

Olsi Hajdari arriti t’i mbijetonte helmimit, ndërsa bashkëshortja e tij Rezarta nuk mundi t’ia dilte.

Olsi Hajdari lë ende shumë pikëpyetje për helmimin e bashkëshortes së tij, Rezartës vetëm 5 ditë pas dasmës së tyre.

Olsi tregon se lajmin për bashkëshorten e tij e ka mësuar vetëm në spital, ndërsa thotë se mes tyre nuk kanë pasur probleme.

“Më ka thënë Xhaja që Rezarta na la, po mos mërzit më tha mua, nuk kemi pasur asnjë problem me njëri-tjetrin.

Ne hëngrëm darkë me familjen dhe mbushëm një mangallë te dhoma, dhe ramë për të fjetur gjumë, nuk mbaj mend fare se çfarë ka ndodhur më pas, thashë në spital pse jam këtu unë”, tregon Hajdari.

“Do ti lutem shumë stacioneve të televizionit që ta zbardhin çështjen ashtu siç është, ma zbardhni çështjen siç është”, shprehet e ëma e Olsi Hajdarit.

Nga ana tjetër familjarët e 19 vjeçares këmbëngulin se vajza e tyre  nuk është helmuar nga mëngalla, por nga fotoksina, pasi një gjë e tillë u është konfirmuar dhe nga mjekët në spitalin e Elbasanit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303