VIDEO/ Rezert Veleshnja bën denoncimin e fortë, publikon SMS-të me policin, akuza drejtorit

Aktori i humorit Rezart Veleshnja njihet për denoncimet që bën në rrjetet sociale kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Këtë radhë, aktori i “Portokallisë”, ka publikuar disa video në Instastory dhe një status në Instagram ku deononcon shefin e policisë Rrugore Erjon Ahmetin, se i është vënë keq.

Në statusin e publikuar, Veleshnja ka bashkëngjitur edhe një mesazh për të cilin shprehet se i ka ardhur nga një polic. Në mesazh shkruhet: Erion Ahemti e ka ai, që ka dhënë targën tënde dhe i dhimbset Edi Rama. Po kujdes most ë bën ndodnjë gjë tjetër, t’u bofsha. Ai fut fugona, kamiona dhe autobuza. Është rangu i lartë shum.

Krahas këtij statusi, aktori shkruan se ka frikë të thotë mendimin e tij në këtë vend, pasi fillojnë ndjekjet. “Ti zoti Ahmeti meqense e kishe ven kastile policin me me ndjek mua urdhero po nga rangu jot eshte kjo sms! kete ma nisi nje polic i joti qe ta dish! leri artistet se nuk bejme dot humor ne gjermanisht!  edhe mos bej kercenime me telefonata lart e posht se do ndjek cdo detaj qe perdoret kundra meje kaq po te them! turp e faqa zeze, kemi frik te jetojme ne vendin tone e te themi mendimin tone!”- shkruan më tej Veleshnja.

Por në videot e publikuara në Instastory, Veleshnja ka denoncuar akoma më tej Ahmetin duke e akuzuar se merr 30 milionë lekë në muaj për të lejuar kamionë të futen në mes të ditës.

“Shefi i Rrugores së Tiranës e paska emrin Erjon Ahmeti. Dhe Ahmeti ka dhënë urdhër policëve dhe u ka thënë denoncoje se ka ikur nga vendi i ngjarjes. Atë aktorin e Portokallisë pasi shan Edi Ramën ai. Bëji kallëzim dhe kallëzimi në komisariat iahte: Filan Fisteku ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si kam ikur nga vendi i ngjarjes? Si kam ikur kur ti më ke marrë të gjitha dokuementet dhe lejen e qarkullimit rrugor?

Dëgjo zoti Ahmeti bëhu çik më qytetar, ç’janë këto muhabet? Është ai që shan Edi Ramën, merrja të gjitha dokuementet. Aman o burrë, ç’janë këto? Ti me taksën time ushqehesh, por s’e konsideron takën time ti sepse ke zhvatur dhe ke bërë kërdinë në Rugore.

Po ç’është kjo?

Kam shumë mesazhe nga njerëz që punojnë në institucione të larta madje edhe në parlament që më kanë thënë ki kujdes se Ahmeti të është vënë pas sepse shan Ramën. Unë s’të kam frikë sepe jam gjithmonë i rregullt, por ti mos u bëj kaq i dashur me Ramën vlla. E di që fiton nga 30 mln lekë në muaj sepse lejon betonieret të kalojnë në mes të ditës por s’jemi njeri pa njeri, as ne.

Merru me të tjerët lëri artistët. Dhe shiko, mundohu të fitosh nga 40 se ata shokët e tu fitojnë më shumë. jo kaq pak vëlla, të fala Ramës,”– thotë Rezart Veleshnja në video.