Basha: Për vilën e tij, Rama lë vogëlushët pa shtëpi

Për të 20-ën ditë radhazi banorët e zonës së Unazës së Re janë mbledhur serish në protestë.

I pranishëm është edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetë të PD-së dhe LSi-së.

Në një prononcim për mediat ai ka denoncuar sërish atë që ai e quan megavjedhje që po bën qeveria.

Sipas tij opozita dhe qytetarët do të qëndrojnë deri në fund, pasi ky projekt nuk është për qytetarët por për Edi Ramën.

“Ky nuk është projekt për qytetarët e Tiranës, është projekt për Vilën e Surrelit, për të vjedhur 40 milionë euro, ne jemi këtu për ti mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje. Ne jemi 24 orë pranë qytetarëve, dhe u kemi ofruar familjarëve të personave të arrestuar. Kjo protestë duhet të jetë për të gjithë qytetarët, pasi kjo është mega vjedhje. Kjo vjedhje po bëhet drejtpërdrejtë nga Edi Rama. Ai është ulur kokë më kokë me kompanitë. Për vilën e Surrelit do të lërë vogëlushët pa shtëpi”, tha Basha.

Lër një koment