VIDEO/Roza Lati flet për jetën e saj private, tregon nëse është në një lidhje apo jo

unnamed-7.jpg

Puntata e “Why Not” në TV Ora ditën e sotme vjen ndryshe. Moderatorja Roza Lati ka vjen si e ftuara e emisionit dhe është intervistuar nga Kelvi Kadilli.

Ajo ka vendosur që në këtë intervistë të flasë pa doreza për jetën e saj personale dhe profesionale. Një nga pyetjet e Kelvit që përbën goxha interes për të gjithë ka qenë nëse Roza është në një lidhje dashuria apo jo. Moderatorja shprehet se tani për tani primare për të është karriera dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për një lidhje.

Kelvi Kadilli: A je single apo jo?

Roza Lati: Për momentin unë nuk kam kohë për lidhje sepse lidhja ime më e rëndësishme është karriera edhe për momentin i jam fokusuar karrierës. Mendoj se dashuria dhe ndjenja ka hapësirën e vet që duhet t’i japësh vëmendje. Ndërkohë unë për momentin prioritet kam punën dhe rritjen time artistike. O njërën o tjetrën, që t’i mbash të dyja nuk më ka dalë asnjë djalë me yllin në ballë që të më pranojë mua me këtë intesivitet pune. 

Kelvi Kadilli: Çfarë duhet të ketë një vajzë si ty për të patur kohë për të dashurin?

Roza Lati: Të kesh kohë për të dashurin duhet që të lesh punët dhe të ikësh t’ja kërcasësh në Maldive siç ka dalë moda. Për momentin unë jam “Ok zemër flasim nga marsi për Maldive, pastaj kur vjen marsi i them o zemër shikoje e lejmë nga prilli?” Unë kam dy vite që nuk bëj pushime. 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303