VIDEO-Rrahje masive në mes të sheshit/ Policia shtyp njerëzit me motorë, ata përleshen me efektivët

Screenshot_5.jpg

Policia ka gjetur një mënyrë për të shpërndarë njerëzit teksa ata protestojnë. Efektivët e policisë përdorin motorët për të goditur protestuesit duke tentuar t’i shtypin dhe t’i largojnë.

Në një moment siç duket edhe në video, policia godet me motor një protestues, i cili bie në tokë. Ndërsa më pas vijnë protestuesit e tjerë të cilët godasin policin.

E gjitha përfundon në një rrahje masive mes policisë dhe protestuesve.

Ngjarja ka ndodhur në Kili, ku njerëzit protestojnë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar.

 

scroll to top