Video/ Rrëfimi i tmerrit të përjetuar nga serbët, guximi i Vasfije Krasniqi

Vasfije Krasniqi Goodman, vendosi të thyejë tabutë e ta rrëfejë publikisht ndodhinë e shndërruar në një barrë tepër të madhe për ta mbajtur vetëm gjithë jetën.

Ishte vetëm 16 vjeçe në luftën e Kosovës kur u përdhunua brutalisht nga dy serbë, njëri prej të cilëve polic i regjimit të Sllobodan Millosheviçit

Dhe është gruaja e para, e cila guxon të vijë me një rrëfim të hapur. Marsin e tre viteve më parë, organizatat ndërkombëtare e vendosnin në 20 000 numrin e femrave të përdhunuara në Kosovë gjatë periudhës së konfliktit nga paraushtarakët serbë. por në realitet, kjo shifër mund të ketë qenë të paktën dyfish më e lartë.

Vasfije Krasniqi Goodman, vendosi të thyejë tabutë e ta rrëfejë publikisht ndodhinë e shndërruar në një barrë tepër të madhe për ta mbajtur vetëm gjithë jetën.

36-vjeçarja jeton sot në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Në rrëfimin rrënqethës, gruaja e ka të pamundur t’i mbajë lotët, si për të treguar kështu se ajo ngjarje e ka shenjuar përjetë dhe se çfarë lufte i është dashur të bëjë me veten për të hedhur një hap kaq të guximshëm.

Lër një koment