Video/ Rrëzohet avioni në një shtëpi, të paktën 24 të vdekur

avioni-ne-Kongo.jpg

Të paktën 24 persona kanë vdekur pasi një aeroplan pasagjerësh u rrëzua në një shtëpi në qytetin Goma në Republikën Demokratike të Kongos, thonë zyrtarët vendas.

Katër anëtarë të familjes ku u rrëzua avioni, ishin mes viktimave.

Avioni i vogël u rrëzua në lagjen Mapendo pasi humbi kontrollin gjatë ngritjes së tij nga aeroporti i qytetit të dielën në mëngjes, tha guvernatori rajonal i Kivu Veriut Nzanzu Kasivita.

Zyrtarët thonë se 17 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit ishin në avion.

Aksidentet ajrore janë relativisht të shpeshta në Kongo mes standardeve të dobëta të sigurisë dhe mirëmbajtjes së dobët, dhe të gjithë transportuesit tregtar të vendit janë të ndaluar të operojnë në Bashkimin Evropian./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303