Video/ Sapo nxirret nga rrënojat vogëlushja kërkon nënën e vdekur

vazja.jpg

Një vajzë e vogël e cila është nxjerrë me vështirësi nga rrënojat e banesës së saj, ka mallëngjyer ekipin e shpëtimit pasi sapo doli ajo kërkonte nënën e saj, e cila ka humbur jetën gjatë një sulmi të rebelëve në Siri.

Këmbët i ishin bllokuar nën një tavan që u rrëzua gjatë sulmeve ajrore të së enjtes në Sirinë e marrë nga rebelët.

“Ku është nëna ime?”- pyeti 9-vjeçarja Islam Habra, zëri të së cilës mbytet nga lotët.

Një punonjës shpëtimi i Mbrojtjes Civile Siriane e nxorri atë nga rrënojat dhe po përpiqej ta qetësonte vogëlushen.

“Mos qaj, e dashur,”- i thotë ai.

Nëna e Habrës vdiq pasi aeroplanët luftarakë goditën shtëpinë e tyre në dy sulme ajrore.

Dy fëmijë të tjerë, të moshës 3 dhe 9 vjeç, gjithashtu u vranë.

Operacioni i shpëtimit të Habrës u kap në video dhe u publikua në rrjetet sociale.

Ndërsa një sulm ajror i dytë godet lagjen, Habra qëndron akoma e mbërthyer nën rrënoja, por e padëmtuar.

Më vonë, një grup burrash arrijnë ta tërheqin atë nga rrënojat.

“Unë nuk mund ta lija vajzën,”- tha Abdullah për CNN. “Ndërsa po përpiqeni të shpëtoni dikë, duhet të vazhdoni të flisni me të derisa të përfundojë operacioni i shpëtimi. Ne nuk mund ti thoshim se nëna e saj ishte vrarë. U përpoqëm ta bënim të harronte situatën ku ishte.”

Nëna e Habrës ishte gjallë kur Abdullah arriti në vendin e ngjarjes. Ai mundi të dëgjonte zërin e saj poshtë rrënojave.

Por ajo u vra pas sulmit ajror të dytë.

“Ne nuk mundëm ta dëgjonim më. Ajo u vra,”- tha Abdullah.

https://www.facebook.com/SyriaCivilDef/videos/545848692932616/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303