Video/ SHBA, polici tërhiqet zvarrë dhe hidhet në autostradë

polici-terhiqet-zvarre.jpg

Një polic është tërhequr zvarrë nga një makinë e cila drejtohej nga një person të cilin policia e ndaloi sepse po i jepte makinës duke përdorur celularin.

Polici u tërhoq zvarrë për qindra metra dhe u la më pas në mes të autostradës. Ngjarja ka ndodhur në Dunwood, Georgia, SHBA.

Burri që drejtonte makinës është arrestuar, ndërsa polici është shtruar në spital dhe ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet në video dy policë kanë ndaluar një makinë e cila niset papritur me njërin prej policive, që kapet pas dritares së shoferit.

Drejtuesi i mjetit po i jepte me shumë shpejtësi, duke vënë kështu në rrezik jetën e policit.

Polici tjetër, e ndoqi nga pas dhe pavarësisht se shoferi braktisi makinën, ai u arrestua.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303