fbpx

Video/ Sherr në seancën e dëgjimit për hetimin e Trump

sherr-1.jpg

Republikanët amerikanë kanë sulmuar hetimin që Demokratët kanë nisur ndaj Donald Trump, duke detyruar një dëshmitare të vonojë dëshminë e saj me pesë orë.

Republikanët brohorisnin “na lini të hyjmë” ndërsa u futën me dhunë në seancë, duke shkelur rregullat e sigurisë së Shtëpisë së SHBA.

Këtë javë, Trump u bëri thirrje republikanëve që “të bëhen të ashpër dhe të luftojnë” për të.

Tre komitete në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga Demokratët po hetojnë pretendimet se presidenti ka shkelur betimin e tij.

Demokratët e akuzojnë atë se po ushtron presion të paligjshëm ndaj Ukrainës për të hetuar një rival politik, por Trump dhe mbështetësit e tij thonë se ai nuk ka bërë asgjë të keqe./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303