Video/Shijojeni këtë perlë të Luis Suarez

Barcelona e ka nisur mjaft mirë vitin 2019, teksa ka arritur të shënojë plot 2 herë në portën e Getafes.

Ndeshja e cila luhet për kampionatin spanjoll, ka qenë mjaft e lehtë për Barcelonën e cila ka gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës, një herë me yllin e saj Lionel Messi dhe tjetrin me Luis Suarez.

Ky i fundit ishte një nga golat më të bukur të 45 minutave të para, ku me një goditje gërshërë dhe fluturimthi uruguaiani ka shënuar një gol spektakolar në minutën e 39. Ndërsa vetëm pak minuta pas perlës së Suarez, Jaime Mata i Getafes shkurton diferencën në 2-1. /real-news.tv

Lër një koment