VIDEO/Shikoni si ndodhi aksidenti tragjik që vrau dy këmbësorë në Tiranë

auto_ngja31577982192.png

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një parakalim i gabuar u ka marrë jetën dy këmbësorëve në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Fax Neës, makina me drejtues Eljon Lazrin, ka tentuar që të parakalojë mjetin që po merrte kthesë, por është përplasur me të.

Më tej nga shpejtësia që kishte makina që drejtohet nga Lazri vijon më tej dhe përplas dy këmbësorët.  Ndërkohë policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, Eljon Lazri, i cili është dërguar në spital pasi është plagosur dhe Edmond Murati, i cili ndodhet në polici për zbardhjen e ngjarjes.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303