VIDEO shokuese/ Mësuesi i gjimnazit parandalon masakrën me përqafim

Një adoleshent i cili ishte në kushte tepër të ngarkuara emocionale ndodhej në ambientet e një shkolle me armë në dorë gati për të bërë një masakër është ndaluar gati si një mrekulli nga një mësues fiskulture.

Ai  ka arritur t’ia largojë më së mirë armën nga dorë. 19-vjeçari është pikasur me armë nga mësuesi ndërkohë që ky i fundit i është hedhur në qafë duke e përqafuar, nga ku ka mund ti heq edhe armën nga duart.

Një tjetër anëtar nga stafi i shkollës duke e kuptuar situatën, vjen dhe merr armën nga dora e mësuesit.

Ndërsa nxënësit janë tmerruar nga e gjitha kjo  dhe në video shihen se si dalin nga klasat. Policia zbuloi se 19-vjeçari vuante nga një krizë emocionale. Ai doli në gjyq duke e pranuar fajin për armëmbajtje pa leje në publik dhe për këtë Gjykata e dënoi me tre vite shërbim prove.