Në pamjet e mëposhtme shikoni se si kamerat e sigurisë të një market në Rusia kanë filmuar një ngjarje makabre.
Një ish-modele ruse ka sulmuar me thikë një punonjëse të marketit dhe është vënë në pranga nga policia për tentativë vrasjeje.
Natalya Dolganovskaya, 32-vjeçe, është dëgjuar duke bërtitur “i urrej femrat”, ndërsa vazhdimisht ia ngulte thikën viktimës.
E gjithë kjo ngarje është filmuar nga kamerat e marketit. Për fat të mirë viktima nuk ka rrezik për jetën dhe është në spital.

