VIDEO/ Shpejtësi 204 km/h, apeli i Policisë: Mos fluturoni, familja të pret të shkosh në shtëpi

Pas aksidenteve me pasojë vdekje ditëve të fundit, Policia Rrugore ka monitoruar me radar aksion Tiranë-Elbasan.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme (13 nëntor) e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h.

Apeli që policia i bën të gjithë drejtuesve të mjeteve është: “Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret policia, e në rastin më të keq ju pret ambulanca”.

“Duaje jetën, jetoje atë, familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty”, thuhet në mesazhet sensibilizuese të policisë.