VIDEO/ Shpërthen nga flakët një makinë në Tiranë

Një automjet ka shpërthyer në flakë paraditen e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare TEG.

Raportohet se makina është djegur dhe shkrumbuar në mes të rrugës, duke sjellë bllokim të qarkullimit.

Gjithashtu është përhapur panik edhe të qytetarët dhe kalimtarët pranë vendndodhjes, ndërkohë drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut.

Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rastin./real-news.tv