VIDEO/ Shpërthen Shkullaku: Edi Rama ja ka marrë ko*et gjithë burrave dhe ua ka shtrydhur

Cilësia dhe përbërja e Parlamentit është një nga temat më të diskutuar në jetën politike shqiptare.

Gazetari Armand Shkullaku, gjatë bisedës në studion e emisionit “Opinion” për dialogun mes palëve për reformën zgjedhore, ka kritikuar të gjithë deputetët aktualë.

Për këta të fundit, Shkullaku tha se komandohen të gjithë nga Kryeministri Edi Rama, madje përdori termi “janë tredhur”.

Armand Shkullaku: Ka nevojë Shqipëria që të rrisë rolet e demokracisë përfaqësuese? Të shtohet ndonjë referendum? Të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje? Ka! A jemi në një pikë ku Parlamenti i zgjedhur me atë ligj që ne kemi, e parë si ka përfunduar? Me kërpërata, me shatra patra. Me idiotë tha Profesori Milo.

Deputeti Ralf Gjoni: O Mand…

Armand Shkullaku: Ky Parlament ja hoqën dhe të drejtën që të votojë.

Deputeti Ralf Gjoni: Ka më kërpëratë se PD-ja sot?

Armand Shkullaku: Po ç’lidhje ka PD?

Deputeti Ralf Gjoni: Ka më idiotësi se sa…

Armand Shkullaku: E PD-së është dhe ajo gruaja… Ajo gruaja e PD-së është.

Deputeti Ralf Gjoni: Kam qejf të flas pak për këtë se më ngacmoi Blendi.

Armand Shkullaku: Ajo gruaja është e PD-së, ajo kërpërata nga listat e PD ka hyrë. Parlamenti si fenomen…

Deputeti Ralf Gjoni: Unë jam dakord me ty që Parlamenti ka cilësi shumë të dobëta.

Armand Shkullaku: Parlamenti nuk ka cilësi të dobët. Parlamenti është i tredhur. Një burrë, që është Edi Rama, ja ka marrë koqet gjithë 128 burrave që janë aty dhe ja u ka shtrydhur. E keni parë si voton Parlamenti? Me 100 e ca vota pro Edi Ramës. Dhe kulmi, dhe kjo ka për të hyrë në historinë e Shqipërisë, që nga një komision ad hoc, me Titin, me Damon edhe me kush është tjetër aty Rudinën, do dali një letër, do i shkojë Parlamentit sovran, dhe Parlamenti sovran do thotë “endaksi” (greqisht: mirë).