fbpx

VIDEO/ Shpëtuan mrekullisht nga tërmeti, takojnë Ronaldon dhe Buffonin

Aureli dhe Alesi, dy fëmijët 10 dhe 8 vjeç, arritën të shpëtojnë mrekullisht nga katastrofa e 26 nëntorit. Ata u hodhën nga ballkonet e tyre respektive.

Sot ata kanë marrë këtë mbrëmje surprizën e jetës pasi janë takuar me Cristiano Ronaldon, sulmuesin e Juventusit dhe Gianluigi Buffon, portierin e njohur italian.

Kryeministri Edi Rama i ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar. “Ishte tërmet i tme.rrs.hëm, patëm 51 të vd.ek.ur”, u shpjegon Rama dy yjeve të futbollit.