VIDEO Shqiptarët në krizë, tregojnë çfarë do blejnë për festat

Këtë vit festat i kanë gjetur të pakënaqur tregtarët.  Ne ishim me kamerën tonë në tregun e Pazarit të Ri në kryeqytet, ku sipas shitësve në tezgat e tyre janë afruar më pak blerës se një vit më parë.

“Vitet përpara ka pasur më tepër. Tani ka rënë fuqia blerëse se edhe nga jashtë nuk kanë ardhur shumë.”

“Ne e shikojmë vetë në xhiron ditore. Ky vit është më i vakët se vitin e kaluar. Gjithsekush në familjen e vet e ndjen që ka rënie buxheti.”

“Shumë dobët, shumë dobët.” “Krahasuar me një vit më parë ka rënë fuqia blerëse. Dy mijë lekë e kam pasur kadaifin vjet, aq edhe sivjet, por nuk ka blerës. Ka rënë buxheti i familjeve.”

Ndërsa vetë qytetarët japin arsyet e tyre pse janë të kursyer në blerje.

“Të kripura janë çmimet, pse të gënjejmë kot se të kripura, po edhe xhepi është i hollë. Vij tani dhe marr 2-3 kokrra domate, në vend që të marr 1 kilogram, apo 2 kilogramë.”

“Nuk ka, njerëzit janë pa punë. Çmimet rriten, 1 lekë, 1 lekë, por kur vjen fundi i vitit bëhen shumë.”

Për të patur në monitorim çmimet dhe ankesat e qytetarëve, Bashkia e Tiranës tha për TV Klan se është ngritur një grup inspektimi nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorit. Rastet e abuzimeve me çmimet nga tregtarët me pakicë do te ndiqen nga hetimi tatimor. Tv Klan

Lër një koment