VIDEO/ Shqiptarët të revoltuar, i bien borive në Kakavijë, ja mesazhet për Qeverinë

kakavija.jpg

Prej tri ditësh qëndrojnë në vapë pas asnjë ndihmë. Shqiptarët këto ditë në Kakavijë e kanë ndier më shumë se kurrë se çfarë do të thotë një shtet që nuk ekziston për mbrojtjen e tyre.

Në shenjë proteste ata u ranë borive të makinave të tyre dhe apelojnë për ndihmë nga qeveri që t’i jap fund kësaj situate. Qytetarët shprehen për Report Tv se kanë 3 ditë në radhë, po jetojnë me molto dhe çmimet janë të shtrenjta aq sa shumica e qytetarëve nuk kanë as mundësinë të ushqehen. Madje disa shprehen se nuk do të vijnë më kurrë në Shqipëri deri sa t’u skadojë sërish pasaporta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303