VIDEO/ Shqiptari kapet me 350 kg drogë në kamion

350 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Maqedoninë Veriore në një kamion me targa shqiptare.

Kamioni drejtohet nga një shtetas shqiptar me iniciale F.B 62 vjeç dhe ishte i ngarkuar me lule.

Kamioni, i cili mbante 130 palete të posaçme për transportin e luleve, u përzgjodh për inspektim të detajuar, duke gjetur brenda tyre sasinë prej 350 kilogramë kanabis.