VIDEO/ Si të ishte i vërtetë, së shpejti versioni i ri i ‘Mbretit Luan’

Disney  ka publikuar “trailer-in” e parë të realizuar me “live action” të filmit vizatimor ‘The Lion King’ ose siç e njohim në shqip, Mbreti Luan.

I planifikuar që të vijë verën e ardhshme, versioni i vitit 2019 të Mbretit Luan ka përfshirë emra të mëdhenj duke përmendur këtu, Beyonce, Donald Glover, Chiwetel Ejiofor dhe Seth Rogan.

Në trailer-in e publikuar ditën e sotme mund të shohim skenat e fillimit të historisë ku Rafiki i prezanton kafshët e Tokës së Krenarisë me pasardhësin, Simba.

Tifozët e filmit origjinal mbetën të kënaqur me videon e shkurtër të publikuar pasi narracioni bëhej nga James Earl Jones, i cili luan mbretin Mufasa si në filmin e vitit 1994, ashtu edhe në atë të vitit të ardhshëm.

Simba do të luhet nga Donald Glover, Beyonce do të luajë vajzën e tij të zemrës, Nala dhe Chiwetel Ejiofor do të luajnë xhaxhain e tij, Scar.

Traileri  i Mbretit Luan mori më shumë 10 milionë shikime në më pak se 24 orë.

Lër një koment