fbpx

Video/Skandal në pasarelën e Chanel, Gigi Hadid shpëton sfilatën

shutterstock_editorial_10431987ac.jpg

Java e modës në Paris po vazhdon, dhe sot ishte shfaqja e shtëpise së modës më ikonike pra Chanel.

Chanel është i njohur per shfaqjet me dizajnin interior më unik dhe kesaj here pasarela ishte shëndërruar në një pamje kulmesh tipike parisiene.

Por një gjë e papritur ndodhi gjatë finales së pasarelës kur një vajzë u hodh sipër mbi pistë në Grand Palais dhe filloi të ecë me modelet e tjera.

Ndërhyrësja, e cila është identifikuar si YouTuber dhe komedianja Marie Benoliel, u përpoq të përzihej duke veshur një kostum klasik të zi dhe një kapelë në stilin klasik të gjigandit të modës.

Ndërsa siguria nxitoi të kapte mashtruesen,Gigi Hadid i mori gjërat në duart e saj. Modelja 24-vjeçare bllokoi vajzëm ndërhyrëse të ikte dhe vazhdoi ta shoqëronte atë nga skena.

Pavarësisht kësaj, shfaqja ishte akoma një sukses. Spektatorët shijuan të gjitha pamjet nga koleksioni i grave për pranverë-verë 2020.

Shfaqja gjithashtu shënoi edhe shfaqjen e parë për  Virginie Viard si drejtore krijuese e markës. Viard mori rolin pas vdekjes së Karl Lagerfeld.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303