fbpx

Video/ Skandaloze, tenisti i njohur serb provokon Kosovën me këngë nacionaliste

Serbia doli fituese e ATP Cup në Tenis, ku Novak Djokovic udhëhoqi suksesshëm vendin e tij në këtë turne pestigjoz.

Festa e një ndër legjendave të këtij sporti kaloi limitet pasi me shokët e tij kënduan një këngë me kore nacionaliste serbe për Kosovën. Djokovic “live” në rrjetin social “instagram” këndonte tekste të cilat kishin përmbajte të spastrimit etnik mbi popullin shqiptar.

Ata kënduan një himn për betejën e Kosovës në vitin 1389 ku trupat e popujve ballkanik luftuan kundër osmanëve në Gazimestan afër Prishtinës.

“Kudo ku shkoj, unë do kthehem përsëri tek ju, kush do të largojë, nga shpirti im o Kosovë”, ishin fjalët e përdorura.