fbpx

VIDEO/ Skenë horrori në Kinë, gropa në rrugë “gëlltit” autobusin me pasagjerë, 6 të vdekur

110499292_059131837-1.jpg

Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe 16 të tjerë u plagosën  pasi një gropë e madhe e hapur rishtaz në rrugë përpiu një autobus pasagjerësh dhe disa këmbësorë në Kinën qendrore.

Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan një shpërthim në brendësi të gropës së hapur menjëherë pasi autobusi dhe kalimtarët ranë brenda.

Disa incidente të ngjashme vdekjeprurëse janë raportuar në Kinë vitet e fundit.

Pamjet nga incidenti i fundit tregojnë momentin kur njerëzit duke pritur në një stacion autobusi  detyrohen të ikin me vrap ndërsa toka nën autobus fillon të shpërthejë brenda.

Një numër njerëzish mblidhen për të shpëtuar pasagjerët e autobusit.

Sipas mediave shtetërore, gropa në rrugë shtrihej në një diametër gati 10 metra.

Është e paqartë se sa persona ishin brenda autobusit në kohën e incidentit.

Për hapjen e gropave në rrugët e Kinës shpesh fajësohen punët e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend.

Në vitin 2018, katër persona u vranë pasi një gropë u hap në një trotuar të ngjeshur në qytetin Dazhou, në Kinën jug-perëndimore.

Në vitin 2013, një incident i ngjashëm vrau pesë vetë në një zonë industriale në qytetin jugor të Shenzhen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303