Video/ Stuhia “Dennis” shkakton panik në avion

stuhia-lekund-avionin.jpg

Stuhia “Dennis” e cila ka përfshirë Evropën ka shkaktuar panik tek pasagjerët e linjës ajrore Marok-Belgjikë.

Teksa avioni i tyre lëkundej si pasojë e erërave të forta, pasagjerët dëgjohen duke bërtitur dhe lutur që ky tmerr të mbaronte një orë e më parë. Si pasojë e stuhisë, erërat lëviznin me një shpejtësi rreth 100 km/h.

Fatmirësisht raportohet që në bord nuk ka pasur të lënduar.

Stuhia “Dennis” ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, me Britaninë dhe Gjermaninë që regjistron dëmet më të mëdha. Por edhe Belgjika u prek nga stuhia e rrezikshme fundjavën që lamë pas, duke mos kursyer pemë, shtëpi dhe si rezultat i reshjeve të dendura shumë rrugë të qyteteve u përmbytën.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303