VIDEO/ Sulm me bombë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tunizi

20200306_2_41222025_52829996_Web.jpg

Një polic ka humbur jetën ndërsa dy sulmues vetëvrasës u hodhën në erë pranë ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin Tunis, njoftuan sot mediat.

Sulmi kishte si synim një pikë kontrolli të sigurisë pranë ambasadës në Tunizi, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve TAP, duke cituar një burim të mbrojtjes civile.

Sipas TAP, e cila citoi Ministrinë e Brendshme, shpërthimi ka lënë pesë zyrtarë të sigurimit të plagosur, ndërsa njëri prej tyre iu nënshtrua plagëve të tij. Një civil po ashtu u plagos lehtë.

Rajoni i Buhayra në kryeqytet, ku ndodhet ambasada e SHBA-ve, është lokacioni i shumë misioneve diplomatike si dhe agjencive të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/986623068398683/?t=8

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303