fbpx

VIDEO/ Super Manaj, kuqezinjtë thellojnë avantazhin

Lumë golash në “Air Albania”.  Kryesojmë me rezultatin 3-1.

Pas 2 golave të Çikalleshit dhe ngushtimit të rezultatit nga ana e bjellorusëve, ka qenë Rei Manaj që ka menduar të rikthejë qetësinë në kampin kuqezi.

Shqipëria po luan prej orës 16:00 finalen për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League. Kuqezinjtë e Edi Rejës përballen me Bjellorusinë në “Air Albania”, takim që duhet fituar për ta mbyllur në krye të grupit.

Amir Abrashi dhe Elseid Hysaj janë mungesat e mëdha në këtë sfidë, ndërkohë që trajneri italian i kombëtares ka bërë disa ndryshime në formacion. Jurgen Gjasula rikthehet si titullar në mesin e fushës.

Ashtu siç pritej, Qazim Laçi është zëvendësuesi i “pitbullit” Abrashi, kurse Albi Doka ka zënë vendin e Hysajt. Myrto Uzuni ka përfunduar në stol dhe si titullar e nis Hysen Memolla. Sulmi nuk ndryshon dhe dyshja Manaj-Cikalleshi kanë detyrim shënimin e golave.