VIDEO/ Super operacion në Fier, arrestohet ‘i forti’ me 2 pistoleta në Benz

Policia e Shtetit vazhdon kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Operacioni “Ndëshkimi i të fortëve” ka goditur serish në Fier. Janë sekuestruar armë, drogë e municione luftarake. Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos, lëvizte me armë në mjet, dhe është arrestuar në flagrancë.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Lër një koment