fbpx

VIDEO/ Taulant Balla ‘e surprizon’ në Kuvend, “nervozohet” Erion Braçe

kjo.png

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me disa deputetë të tjerë kanë vendosur që t’i bëjnë sot një dhuratë Zv.kryeministrit Erion Braçe. Ka qenë deputeti Xhemal Qefalia ai që i ka dorëzuar Braçes një kapele bardh e blu të KF Tiranës.

Kjo një dhuratë thumbuese për zv.kryeministrin i cili është tifoz i Partizanit, por këtë vit kampionë u shpall Tirana.

Dhe tifozë të bardh e bluve në grupin parlamentar të PS, Taulant Balla, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia apo Ervin Bushati kanë vendosur që me rastin e festës së titullit t’ia dhurojnë kapelen Braçes.

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Forca Tirona! Edhe Erion Braçe pranon dhuratën e tifozave të Tironës në Grupin tonë, Xhemali, Sadi, Ervini e plot të tjerë. Tirona kampion për 💯 vjetor!

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/225562258625425/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303