Një autobus është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit në orët e mbrëmjes së djeshme.
Autobusi po udhëtonte me pasagjerë në drejtim të Durrësit.
“Në bazë të informacioneve të siguruara në afërsi të tunelit të Kalimashit një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri. Fatmirësisht deri tani nuk ndonjë informacion për të lënduar.”-ka deklaruar zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Lidhur me rastin, kompania e udhëtimit nga Mitrovica nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se autobusi ishte në gjendje të rregullt, por flakët e kanë kapluar nga temperaturat e larta.
Kompania gjithashtu njoftoi se përveç dëmeve materiale nuk ka asnjë të lënduar.