VIDEO/ Tensionet situata, nesër mbahet ceremonia për Kacifas-in. Ekstremisti kapet me Edi Ramën, lëshon deklaratën e fortë

bf4c3bcb-kaficas.jpg

Ekstremisti grek që u ndalua në kufi, rreth orës 15:15 të pasdites së sotme, Babis Karathanos kishte shpërndarë edhe një mesazh në rrjetet sociale.

Pasi iu ndalua hyrja në Shqipëri, motivacioni i të cilit ende nuk dihet, Karathanos  kishte shkruar në facebook se shqiptarët dhe në veçanti kryeministri Edi Rama janë duke ndaluar grekët që të kalojnë kufirin.

Sipas tij kjo është qesharake, ndërsa i kujtoi Ramës se grekët nuk luftojnë dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë.

Dokumenti i fotografisë thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh, shpenzuar në kufirin e Greqi-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin Kacifas, ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri. Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uron të ketë një takim me Kryeministrin grek.  Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në bazë të përditshme, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët grekë nuk luftojnë dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë”- shkruan Babis Karathanos në facebook.

Ditën e nesërme në fshatin Bularat pritet të mbahet ceremonia pë Kostandin Kacifas, vrarë një vit më parë pas përplasjes me FNSH.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303