Video/ Tentojnë të vjedhin banesën, pronari i del para me pistoletë në dorë

Një situatë që nuk ishte parë e dëgjuar më parë ka ndodhur në Sao Paolo të Brazilit.

Një grup hajdutësh tentojnë të vjedhin një shtëpi, duke u futur nga garazhi, të cilët ishin armatosur me pistoletë.

Mirëpo, pronari i shtëpisë mesa duket i ka parë nga kamerat e sigurisë dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Daily Mail shkruan se grupi i hajdutëve ishin futur të maskuar në shtëpi përmes garazhit. Ata as që e kishin menduar se pronari i saj që ishte brenda banesës do i priste me armë në dorë.

Nga frika se do ta pësojnë me jetë, ata u larguan me shpejtësi nga shtëpia, ndërsa kamerat e sigurisë të instaluara brenda shtëpisë kanë filmuar këtë moment dramatik.