fbpx

VIDEO/ Tentuan ta ekzekutonin/ Drejtori i PS-së tregon ngjarjen e frikshme: Kur u qëllua isha…

1542640488_anidyrmishi.jpg

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, njëherësh dhe drejtor i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, ka reaguar menjëherë pas denoncimit të Partisë Demokratike se është qëlluar në drejtim të makinës së tij dhe se policia po fsheh ngjarjen.

Dyrmishi ka pranuar se është qëlluar ndaj makinës së tij, por ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me personin e tij. Ai është shprehur se nuk ka asnjë lloj konflikti as personal dhe as për shkak të detyrës, dhe se lëviz i lirë dhe i qetë në gjithë qytetin e Durrësit.

Sa i përket makinës së qëlluar, Dyrmishi është shprehur se nuk është e tija, por që e kishte përdorur ky, pavarësisht se sipas tij, muajt e fundit nuk e kishte përdorur më.

Është një ngjarje që nuk ka të bëjë fare me mua, me personin tim. Nuk kam pas asnjë lloj atentati në drejtimin tim apo të makinës sime, pasi unë nuk disponoj makinë në pronësinë time, por përdor një makinë tjetër, dhe që është realisht makina që është goditur. Është një makinë që ka të bëjë me një person, që ka qenë shoferi i babait tim në të kaluarën, dhe përdoret nga unë, djali i hallës sime dhe shumë persona të tjerë. Në fakt, muajt e fundit nuk e kam përdorur. Nuk kam qenë në makinë, kur është qëlluar, dhe as nuk është goditur në drejtimin tim”, ka deklaruar kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit për News 24.

E konsideroni paralajmërim ndaj jush?

Absolutisht jo, sepse unë nuk kam konflikte as personale dhe as në lidhje me detyrën, por gjithsesi duhen bërë hetime dhe të sqarohet rrethanat e ngjarjes.

Ç’keni për të thënë për atë që tha Xhaferri, që në Durrës ka përplasje mes grupimeve të ndryshme që lidhen me PS?

Nuk besoj që janë përplasje grupimesh, edhe fakti që nuk ka pasur debat në mbledhjen e fundit të Këshillit, është keqkuptuar. Ne bëjmë debate dhe do vazhdojmë të bëjmë për të mirën e qytetarëve.

Fakti që kemi në gjykatë kreun e Hipotekës së Durrësit, lajmet se ka plasur grushti në mbledhjen e këshillit …

Kam qenë prezent në mbledhjen e këshillit dhe nuk kam parë asnjë grusht. Ju kemi qenë në transmetim live dhe besoj se diskutimet janë normale dhe nuk mund të quhet përplasje politike pjesa e procedurave administrative që kanë të bëjnë me natyrën e fondeve.

Pse mund të jetë qëlluar?

Mund të jetë qëlluar edhe në mënyra aksidentale, pasi makina është në rrugë, nuk është makinë private. Unë kam qenë në gjumë, kur jam njoftuar për ngjarjen. Më telefonuan organet kompetente në Durrës, por makina nuk ka lidhje me personin tim. Unë lëviz i lirë dhe i qetë në gjithë Durrësin, sepse më njohin shumë mirë të gjithë qytetarët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303