fbpx

Video/Thirret në Hagë ish-ushtari i UÇK-së

uck-2.jpg

Sabahajdin Cena, një profesor 65-vjeçar në pension dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thekson se ai dhe shumë të tjerë nuk e meritojnë që të thirren në Hagë për krime lufte. Ndërsa thotë se duhet të jenë kriminelët serbë që duhet të përballen me drejtësinë.

Cena thotë se ai është krenar për rolin e tij në luftë dhe është i pakënaqur që mandati i gjykatës ndërkombëtare mbulon vetëm krimet e dyshuara se janë kryer nga luftëtarët e UÇK-së dhe jo fushatat brutale të kryera nga serbët në Kosovë.

“Ftesa të tilla duhet t’i marrin kriminelët e Serbisë, për arsye të 2100 dëshmorëve të UÇK-së, për 14 mijë civilët e pafajshëm të vrarë, për 1 milion banorëve shqiptarë që u detyruan të braktisin Kosovën dhe për arsye të 20 mijë femrave të dhunuara”.

Ai u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në prill 1998 dhe shërbeu deri në qershor të vitit 1999, kur lufta me Serbinë u ndërpre pas një fushate ajrore 78 ditore të NATO-s./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303