VIDEO/ Tifozët protestojnë kundër emrit të ri të stadiumit, duan rikthmin e ‘Qemal Stafës’

Tifozët kuqezi kanë protestuar kundër emrit të ri të stadiumit “Air Albania Stadium’, i cili ngriti siparin në ndeshjen me Francën.

Ata kanë shpalosur banderolën me emrin e mëparshëm të stadiumit, atë të ‘Qemal Stafës’ duke kërkuar rikthmin e tij.

Emri i ri i stadiumit ka ngjallur reagime të shumta, aq sa edhe zëvendëskryeministri Erion Bracce u përfshi në polemika të ashpra me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, duke e cilësuar si njeriun që nuk njeh vlerat kombëtare por vetëm vlerën e parasë.