Tirana pa frena, Teuta i falet Arapit / Flamurtari ndal Skënderbeun

Janë mbyllur pjesët e para të 3 ndeshjeve të Superiores! Tirana ka tuar 3-0 ndaj Luftëtarit me Grent Halilin që ishte në formë mjaft të mirë. Asist për golin e parë të Dungës, që shënon ndaj ish-skuadrës së tij. Sulmuesi i shtëpisë shënoi dhe golin e dytë, ndërsa Halili toi dhe penalltinë e kthyer në gol nga Idi Batha.

Teuta ka arritur të zhbllokohet në “Niko Dovana”. Ekipi durrsak i ka mbyllur në avantazh 45 minutat e para ndaj Bylisit me rezultatin 1-0. Ishte mbrojtësi Renato Arapi që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Skënderbeu nuk ka arritur të zhbllokohet përballë Flamurtarit. 45 minutat e para janë mbyllur në barazimin 0-0. Ndeshja ka qenë pa ritëm dhe nuk ka sjellë shumë emocione.