(VIDEO) Tragjedia në Bulqizë / Pista kryesore e hetimit: Nëna dhe dy fëmijët mund të jenë…

Familjarët hedhin poshtë versionin se nëna me dy fëmijët, Rudina dhe Fatjoni kanë gjetur vdekjen nga helmimi i bombolës së gazit ndërsa vajza tjetër ndodhet në spitalin Nënë Tereza

Kjo deklarohet nga daja, i cili ka qenë personi I parë që ka hyrë në banesë dhe ka gjetur tre trupat e pajetë. Një pistë hetimi është dhe ajo e helmimit.

Bombola e gazit, 5 litra, ka qenë jashtë dhe nuk ka pasur as rrjedhje gazi as ngrohje me dru zjarri apo korrekt. Por në tavolinë është gjetur një pjatë me supë. Ekspertët kanë marrë kampion për të vërtetuar nëse nëna me dy fëmijë është helmuar.

Daja ka thënë se motra e tij, nipi dhe mbesa kanë ndërruar jetë të enjten në mbrëmje, 13 shkurt, ndërsa janë gjetur të pajetë mëngjesin e një ditë më pas.

Do të jetë autopsia që do të përcaktojë saktë shkaqet ndërsa  pritet që sot tu jepet lamtumira Dhurata Totës dhe dy fëmijëve të saj në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë.

Ndërkohë kryefamiljari, Ylber ndodhej në Greqi për të siguruar të ardhura.