fbpx

(VIDEO) Tronditet Viena, sulm me armë në një sinagogë, dyshohet akt terrorist, raportohet për viktima dhe të plagosur

201102152948-01-vienna-shooting-1102-exlarge-169.jpg

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një sinagogë (objekt kulti) në kryeqytetin austriak, Vienë.

Ministria e Brendshme e Austrisë ka raportuar se deri më tani kanë vdekur disa persona si edhe janë plagosur disa të tjerë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e sinagogës e herë pas here i bën thirrje qytetarëve të largohen nga vendi.

Kjo kërkesë vjen pasi policia po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit.

Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303