fbpx

Video/ Ultrasit futen në fushë, ndalohen nga lojtarët e ekipit të tyre

union_berlin.jpg

Derbit janë gjithmonë të zjarrta e sidomos kur bëhet fjalë për derbin kryqytetas.

Pasditja e djeshme u ndez nga përballja mes Union Berlinit dhe Hertha Berlinit,e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit gjerman.

Sfida u mbyll në shifrat 1-0 për Union Berlin, një gol që erdhi vetëm në minutën e 90’ me anë të një penalltie të akorduar.

Polter u tregua i saktë dhe gjakftohtë nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke mbajtur në supe një presion shumë të madh të ushtruar dhe nga tifozeria.

Por edhe incidentet nuk munguan pasi flasim për një prej tifozerive më të zjarrta në botën e futbollit.

Gjatë gjithë 90 minutëshit, ultrasit e të dy ekipeve hidhnin lëndë piroteknike në fushë duke shkaktuar dhe herë pas here ndërprerje të saj.

Pasi arbitri sinjalizoi përfundimin e ndeshjes një grup ultrasish të Union Berlinit u futën në fushë me qëllim për të shkuar tek skuadra kundërshtare dhe për të nisur një sherr.

Ishin lojtarët e Union të cilët nuk e lejuan një incident të tillë duke e ndaluar tifozët të shkonin drejt skuadrës tjetër.

Pavarësisht se vendasit fituan derbin duket se kjo nuk ishte e mjaftueshme për ultrasit.

Momentalisht Hertha renditet në vendin e 11 me 11 pikë ndërsa Union ndodhet në vendin e 13 me 10 pikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303