Video/ Vajzat zhdëpen në dru në mes të shkollës

video-780x405.png

Në videon e mëposhtme shfaqen dy vajza duke u përleshur fizikisht me njëra-tjetrën. Incidenti ndodhi në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, “Siri Kodra”. Duke komentuar pamjet, drejtuesi i emisionit  “Stop” tha se po i transmetonte ato për të denoncuar fort këtë fenomen.

“Kjo është një video që unë e transmetoj për të denoncuar fort këtë lloj fenomeni. Ju që jeni nëpër klasa, ç’keni mi nonë që ziheni kështu më. Ju jeni të rinj dhe nuk i mendoni, që ka një vëlla, një motër, një çun xhaje, një gocë tezeje… pse i ngatërroni gjërat kaq shumë. Shkoni për të mësuar, mos shkoni për të ndarë… ku e di unë, se dhe nuk dua të flas”.

Ndërkohë disa nga episodet e tjera që u shfaqën dhe u komentuan në emisionin e sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar” ishin:

Autobusi i Divjakës nxjerr tym, sikur të jetë fabrikë.

Autobusi i linjës së Tufinës është i tejmbushur e me derë të hapur, pasi shumë njerëz presin ende të hipin në të.

Në Devoll disa qytetarë shtyjnë makinën e policisë, ndërsa ata që i filmojnë dëgjohen të thonë, që pamjet do t’i cojnë te “Stop”-i.

scroll to top