fbpx

Video/ Vajzës i merr flakë tharësja e flokëve në dorë, tym dhe panik në Tiranë, vrapon jashtë dhe…

Një pallat në zonën e Liqenit të Thatë është përfshirë nga shtëllunga të mëdha tymi. Burime pranë real-news.tv raportojnë se në një apartament, një vajze i ka marrë flakë tharësja teksa ishte duke tharë flokët dhe për pasojë banesa ka marrë flakë.

Siç shihet dhe nga videot, tymi ka ngjallur panik te banorët, të cilët kanë dalë jashtë banesave për të parë se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë, zjarrfikësja mbërriti në vendndodhje për të asistuar menjëherë.