Video/ Vdekja e Kobe Bryant, Ellen Degeneres përlotet në emision

Ellen Degeneres është përlotur teksa ka folur për vdekjen tragjike të basketbollistit Kobe Bryant.

Ellen e nisi emisionin e saj me një monolog emocionues duke theksuar se sa e rëndësishme është të jetojmë jetën si të ishte dita e fundit.

Gjatë monologut Ellen zbuloi se të dielën ishte një ditë e veçantë për të, pasi përveç nominimit në ‘Grammy’ kishte edhe ditëlindjen, por që më pas u kthye në një ditë tragjike pasi mësoi lajmin se Kobe kishte ndërruar jetë.

“Sot është e hënë dhe dje ishte e diel. Ishte ditëlindja ime dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy Awards. Unë isha e nominuar, nuk fitova. Nuk është këtu problemi. Dje ishte një ditë e rëndësishme për mua për të festuar, por ja që morën lajmim tragjik për vdekjen e Kobe Bryant, dhe gjithçka ndryshoi për një sekondë. Dhe kjo është ajo për të cilën dua të flas. Jeta është e shkurtër dhe nuk dimë sa ditëlindje kemi, prandaj nuk duhet t’i festojmë datëlindjet, por jetën në përgjithësi”.

Mes lotësh, Ellen vazhdoi fjalimin duke thënë, “Kështu ju nuk mund të prisni ditëlindjet për të organizuar festë, ju duhet të festoni çdo ditë të jetës suaj. Dhe nëse nuk i keni thënë dikujt që e dashuroni, bëjeni atë. Tregoju njerëzve që i do. Telefonoji miqtë tuaj. Përqafoni ata”, tha Ellen.

Kobe ka qenë disa herë në emisionin e Ellen, dalja e tij e fundit ishte në prillin e kaluar, ku foli për gruan e tij, Vanessa dhe vajzat e tyre.