fbpx

Video/Vlorë, rrëzohet alpinistja

helikopteri.jpg

Një alpiniste 31-vjeçare është rrëzuar nga një lartësi në malin e Çikës në Vlorë duke mbetur për pasojë e plagosur.

Vajza ka pësuar plagë në trup, ndërsa ishte pjesë e një grupi prej 5 personash që kryenin ecje në mal. Transportimi i saj me makinë për në spital ka qenë thuajse i pamundur, pasi ndodhej rreth 4 orë larg nga rruga kryesore, raporton BalkanWeb.

Ajo është shpëtuar me helikopterin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUB), i cili ka rrezikuar shumë, pasi helikopterë të tillë e kanë të vështirë manovrimin në terren të ulët dhe thepisur. Pas disa peripecish, fatmirësisht vajza është arritur të futet në helikopter dhe të transportohet për në spital. Mësohet se gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303