fbpx

VIDEO/ Vrasja e 32-vjeçarit në Bulqizë, familjarët kërkojnë drejtësi: Një banor i fshatit ka bashkëpunuar në krim, policia s’po bën asgjë

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Ka kaluar një vit nga gjetja e trupit të pajetë të 32-vjeçarit Artur Lleshi në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, por ende nuk është gjetur autori i vrasjes.
I afërmi i viktimës, Njazi Lleshi hedh dyshime se 32-vjeçarin mund ta ketë vrarë një banor në fshatin Gjurë, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

“Pas 9 muajsh ai është gjetur 100 metër thellë në tunel i mbuluar. Dyshimet tona janë që është një bashkëpunëtor prej katundit që mund ta ketë bërë këtë veprim dhe ne kërkojmë që ky person të zbulohet”, deklaron i afërmi i viktimës.

Njazi Lleshi thotë për News 24 se shpresat për drejtësi nga shteti janë shuar. Ai pohon se organet përgjegjëse nuk po bëjnë asgjë për gjetjen e autorit të vrasjes së Artur Lleshit.

“Unë e kërkoj si kushëri, të më ndihmojnë të gjendet autori i kësaj ngjarjeje. Policia e ka mbyllur çështjen. Nuk kam besim tek policia”, deklaroi Lleshi.
32-vjeçari Artur Lleshi humbi kontaktet me familjaret e tij në prill të 2018. Artur Lleshi ishte nisur drejt Maqedonisë ku punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban por nuk u kthye më. Pak muaj më vonë më 30 dhjetor të 2018, trupi i 32-vjeçarit u gjet i pajetë nga banorë të zonës dhe me shenja plumbash në një tunel të fshatit Gjuras të Bulqizës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303