Video/ Wesley Sneijder ndahet përfundimisht nga futbolli

Lajme jo të mira vijnë sot nga sporti. Mësohet se Wesley Sneijder i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare.

Pas mbylli kontratën sezonin e kaluar me skuadrën e Al – Gharafa-s në Katar, Ëesley Sneijder u afrua në klubin e qytetit të tij Utrehtit, ku do të jetë pjesë e drejtuesve të skuadrës.

Ai mban rekordin në kombëtaren holandeze me 134 ndeshje të luajtura dhe ka luajtur me Ajax, Real Madrid, Inter, ku fitoi edhe Champions League, Galatasaray-n dhe Nice.

Ish-mesfushori i Interit dhe Holandës, Wesley Sneijder, ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesional. Në vend të kësaj, mesfushori holandez do të kalojë sezonin e duke e parë skuadrën ku edhe kishte luajtur futboll si fëmijë Utrecht, nga tribunat e stadiumit.

“Dashuria ime për qytetin e Utrecht është e madhe,” ka thënë ai në faqen zyrtare të skuadrës nga Eredivisie.