VIDEO/ Youtube-ri i famshëm komenton arkitekturën e Tiranës: Kryeqyteti që s’duhet të ishte…

afa21a705dbe79306231f30a7b6c7313_L.jpg

Ndoshta nuk i ka vizituar asnjëherë qytetet të cilat i përfshin në videot e publikuara në kanalin e tij, por youtube-ri me emrin Michael Beach po fiton gjithnjë e më tepër popullaritet teksa komenton arkitekturën e qyteteve në mbarë botën, duke përdorur vetëm Google Maps.

Radha për Tiranën, kryeqyteti shqiptar i zgjedhur “në nxitim e sipër”, ndërsa sipa Michael, këtë rol mund ta luante më mirë Dibra, Durrësi apo edhe Shkodra.

Fjalët që dominojnë përshkrimin e tij për arkitekturën dhe urbanistikën e Tiranës, janë ato që të gjithë ne i kemi dëgjuar qindra herë; beton, ndërtesa të stilit komunist, intensitet i lartë, një autostradë me gjashtë korsi në mes të qytetit (Bulevardi Dëshmorët e Kombit), si dhe katet e para të pallateve të kthyera në biznese nga më të ndryshmet. Nëse keni 20 minuta kohë dhe njohuri të gjuhës angleze, mund ta ndiqni në videon më poshtë:

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303