VIDEO/ Yuri Kim jep mesazhin e fortë ndërgjegjësues për të gjithë shqiptarët

yuri-kim-me-maske-770x447.png

Një videomesazh i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, është publikuar sot nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur,

Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, thotë ndër të tjera në mesazhin e saj ambasadorja amerikane Kim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303